fbpx

Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Liçensim 1






               Publikuar në : 15:53 - 03/07/18 |
mapo.al

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9, 10 dhe 11 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se, shoqëria “RENERGY TRADING GROUP” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për pajisjen me licencë në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.


Me vendimin  nr. 152, datë 03.07.2018, Bordi  i ERE-s, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “RENERGY TRADING GROUP” sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.



Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë. 

     KRYETARI

    Petrit AHMETI

 



Pas