Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Liçencim




               Publikuar në : 09:51 - 05/11/18 |
mapo.al

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9, 10 dhe 11 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se, shoqëria “ReNRGY Trading Group” sh.p.k., ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, për pajisjen me licencë në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike.


Me vendimin  nr. 240, datë 02.11.2018, Bordi  i ERE-s, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “ReNRGY Trading Group” sh.p.k., në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, për një afat 5– vjeçar.

Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë.

 

KRYETARI

Petrit AHMETI

 

 



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas