Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Liçencim

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9, 10 dhe 11 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se, shoqëria “AEE” sh.p.k., ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, për pajisjen me licencë në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Centrali Fotovoltaik “Plug” me fuqi të instaluar 2MW, i cili parashikohet të ndërtohet në Bashkinë e Lushnjes, Qarku Fier, dhe për pajisjen me licencë në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.

Me vendimin  nr. 191, datë 30.08.2018, Bordi  i ERE-s, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “AEE” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Centrali Fotovoltaik “Plug” me fuqi të instaluar 2MW, për një afat 20 – vjeçar, si dhe me vendimin nr. 192, datë 30.08.2018, Bordi i ERE-s, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “AEE” sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.



Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë. 

KRYETARI

Petrit AHMETI

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas