Njoftime

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Licencim

Njoftim për Licencim

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9, 10 dhe 11 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se, shoqëria “OSOJA ENERGY” sh.p.k., ka aplikuar pranë Entin Rregullator të Energjisë, për transferimin e plotë të licencës së shoqërsë “OSOJA ENERGY” sh.p.k., me nr. 408 Seria P18 K, miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 113, datë 14.05.2017, për ushtrimin e veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike nga Centrali Fotovoltaik “Seman 1”, me vendodhje, Sheq Marinas, Topojë, Bashki Fier, me fuqi të instaluar 2MW, për një afat 20 vjeçar, tek shoqëria “SEMAN1SOLAR” sh.p.k.



Me vendimin  nr. 174, datë 03.08.2018, Bordi  i ERE-s, filloi procedurën për aplikimin sipërcituar.

Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas