Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Liçencim 2

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9, 10 dhe 11 të “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike bëjmë me dije se, shoqëria “Energia Gas and Power Albania” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për modifikimin e licencës së furnizimit të energjisë elektrike me nr. 322 Seria F15, dhënë me vendimin nr. 159, datë 28.12.2015 nga Bordi i Komisionerëve të ERE, për shoqërinë “Le Trading Albania” sh.p.k.

Modifikimi i kësaj licencë kërkohet për arsye të ndryshimit të emrit të subjektit dhe atij tregtar si më poshtë:



Emri i subjektit ishte: “Le Trading Albania” sh.p.k.

Emri i ri i subjektit bëhet: “ENERGIA GAS AND POWER ALBANIA”

Emri tregtar ishte: “Le Trading Albania” sh.p.k.

Emri i ri tregtar bëhet: “ENERGIA GAS AND POWER ALBANIA”

Me vendimin  nr. 137, datë 25.06.2018, Bordi  i ERE-s, filloi procedurën për modifikimin e  licencës së shoqërisë “Le Tradind Albania” sh.p.k. në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike.

Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë. 

KRYETARI

Petrit AHMETI

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas