Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Licencim  1

Njoftim për Licencim 

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të nenit 18 të “Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave” të ERE-s, të nenit 10 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije të gjithë personat,  institucionet ose shoqëritë e interesuara se: shoqëria “BLAÇ ENERGY” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për tu pajisur me licencë në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Hec “Blaç”, në përroin e Kumbullës, në pellgun ujëmbledhës Urakë të Rrethit të Lezhës. Fuqia e instaluar do të jetë 1 300 kW dhe prodhimi vjetor 3 600 012 kWh.



Me Vendimin Nr.119, datë 04.06.2018,  Bordi  i ERE-s, ka filluar procedurat e liçensimit të këtij subjekti në aktivitetin e Prodhimit të Energjisë  Elektrike.

Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë, mund të paraqesin objeksionet e tyre, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë.

           

                                                                                                         KRYETARI i ERE-s     

                                                                                         Petrit AHMETI

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas