Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim për Liçencim 1

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9, 10 dhe 11 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se, shoqëria “ALESIO 2014” sh.p.k., ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë, për pajisjen me licencë në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “FUSHë ARRëZ” me fuqi të instaluar 1990 kW, i cili parashikohet të ndërtohet mbi lumin Fan i Madh.

Me vendimin  nr. 143, datë 25.06.2018, Bordi  i ERE-s, filloi procedurën për licencimin e shoqërisë “ALESIO 2014” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike.



Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 30 ditëve pune nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, 1023, Tiranë.

 

KRYETARI

Petrit AHMETI

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas