Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim

Njoftim

Bordi i ERE me vendimin nr. 99, datë 30.04.2018, “filloi procedurën për miratimin e Kodit të rrjetit për kërkesat e lidhjes me rrjetin të sistemeve me tension të lartë me rrymë të vazhduar dhe parqet me module të energjisë të lidhur me rrymë të vazhduar (HVDC)”; me vendimin nr. 100 datë 30.04.2018 “filloi procedurën për miratimin e Kodit të rrjetit mbi kërkesat për lidhjen me rrjetin të gjeneruesve” dhe vendimin nr. 101, datë 30.04.2018, “filloi procedurën për miratimin e Kodit të rrjetit për ngarkesën”.



Sa më sipër, ERE ka filluar procedurat në referencë të vendimeve të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (ENC), në të cilat theksohet se këto kode duhet të transpozohen pa ndryshuar tekstin apo strukturën e tyre. Dispozitat e këtyre Kodeve do të prevalojnë ndaj Kodit të Transmetimit miratuar me vendimin nr. 186, datë 10.11.2017, të Bordit të ERE dhe çdo akti tjetër rregullator i sektorit të energjisë.

 

                                                   

    KRYETARI

    Petrit AHMETI

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas