Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim

Njoftim 

Me vendimin nr. 74, datë 26.03.2018, Bordi i ERE ka filluar procedurën për shqyrtimin e disa shtesave dhe ndryshimeve të propozuara nga shoqëria OSHEE sh.a në “Kontratën Tip për shitblerje të energjisë elektrike ndërmjet OSHEE sh.a dhe Prodhuesve me Përparesi të energjisë elektrike” të miratuar me vendimin nr. 101, datë 23.06.2016 të Bordit të ERE, i ndryshuar me vendimin nr. 147, datë 30.09.2016 të Bordit të ERE.



Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit.

Ndryshimet e propozuara nga OSHEE sh.a. në “Kontratën Tip për shitblerje të energjisë elektrike ndërmjet OSHEE sh.a dhe Prodhuesve me Përparesi të energjisë elektrike” të miratuar me vendimin nr. 101, datë 23.06.2016 të Bordit të ERE, i ndryshuar me vendimin nr. 147, datë 30.09.2016 të Bordit të ERE”, mund t’i gjeni në faqen tonë të web-it: www.ere.gov.al në seksionin Konsultime.                                                     

    KRYETARI  

Petrit AHMETI

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas