Galeri

Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim

Njoftim

Në zbatim të nenit 40, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 20 pika 2, të “Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s”; nenit 10 pikat 8, 9, 10 dhe 11 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transerimin, rinovimin ose heqjen e licensave në sektorin e energjisë elektrike“, bëjmë me dije se: Bordi i ERE-s me vendimin nr.167, datë 19.07.2018 miratoi fillimin e procedurës për licencimin e shoqërisë “Derbi-E” sh.p.k në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga Hec “ANTENA” me fuqi  te instaluar 1.105 MW, me vendodhje: Bashkia Mat, Qarku Dibër



Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin pretendimet e tyre me shkrim brenda 30 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri” Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë dhe ne faqen tonë të web-it: www.ere.gov.al.

KRYETARI

Petrit AHMETI

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas