Kryesore, ShowBiz

Eni Çobani shfaqet me rroba banjo: Jam e shëndoshë, por e lumtur

Sa herë që shkon me pushime, Eni Çobanin nuk e kemi parë ndonjëherë të mbulojë trupin apo të fshehë format. Që të përdorë photoshop apo modikime, as që bëhet fjalë. Duket sheshit që ndihet rehat me dy-tre veshje të thjeshta, okët
e pakrehur, fytyrën pa grim, të cilat kujdeset t’i kurojë gjatë pjesës tjetër të vitit, por jo kur është
në plazh.

Po me të njëjtën rehati, sot ka ndërruar shprehjet e saj të zakonshme lozoke dhe u ka kthyer përgjigje ndoshta ndokujt që është shqetësuar për peshën e saj. “Sa më vjen për të qeshur me ca që merren akoma se sa peshojnë. Unë dua t’ju bëj një
pyetje: mendjen e keni peshuar ndonjëherë sa ju rëndon? Atë shëndosheni sa më shumë, se duke tharë trupin po i thani të gjitha. Merruni me veten para se të merreni me të tjerët. Për të gjithë të interesuarit, ndihem shumë mirë me këtë që Zoti më ka falur, shëndetin”. Pra, Eni është krejt në rregull dhe e lumtur me trupin e saj.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas