Politika

Energjia, përballja e radhës Basha-Rama

edi Rama-bashaPërballja e radhës mes kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe atij të qeverisë, Edi Rama është bërë për energjinë elektrike dhe kamatëvonesat.

Rreth orës 15:00, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një konference për median kërkoi nga qeveria që të falë kamatëvonesat për abonentët familjarë.



Në konferencë Basha tha se: Sot dua të përsëris propozimin e Partisë Demokratike

-për faljen e të gjithë kamatvonesave të debitorëve të energjisë elektrike të akumuluara ndër vite si pasojë e abuzimit me faturën e energjisë elektrike nga ana e shtetit.

-pezullimin e pagesës së faturave, për të gjithe rastet për të cilat ka një ankimim si mbifaturim, pezullimin e menjëhershëm të ekzekutimit të këtyre faturave dhe mosnderprerjen e energjisë për qytetarët.

-ngritjen e një sistemi verifikimi të shpejtë për të gjitha ankesat e akumuluara për këtë çështje, për t’i kthyer përgjigje në kohë qytetarëve dhe për të shmangur në kohë pagesat dhe akumulimin e faturave abuzive dhe kamatvonesave.”

“Edi Rama nuk u la qytetarëve asnjë alternativë tjetër përpos qelisë së burgut, asnjë mundësi, nuk hapi asnjë vend pune, por mbylli me dhjetëra mijë të tillë, nuk krijoi asnjë mundësi për familjet që mezi ushqejnë fëmijët”, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Nuk ka zgjatur shumë dhe ka ardhur edhe përgjigja e kryeministrit Edi Rama me një postim në Twitter.

“Tamam ti vrasësh natën e ti qash ditën njerezit e shkretë, i vunë në gjume 8 vjet me përralla e tani që doli dita u qajnë hallin për faturat!”, ishte shënimi i Ramës.

PasPara

1 koment

  1. Pegjigje rroma per toma, siç eshte ne zhargonin e nje te pa instruktuari, poliktikuc si kryetari i qeferise tone !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas