Ekonomi

Energjia në plazhe, nënstacion i ri elektrik në Gjirin e Lalzit

Përmirësimi i rrjetit elektrik në zonat turistike, po shihen me prioritet nga ana ministrisë së Infrastrukturës dhe energjisë.

Ministri Damian Gjiknuri gjatë inspektimit të ndërtimit të nënstacionit të ri në zonën e Gjirit të Lalzit, tha se investimet tashmë janë fokusuar në zonat me potencial ekonomik siç janë ato turistike. Por sipas tij paralelisht me këtë do të punohet edhe për uljen e humbjeve në rrjet.



“Këtu jemi në një nga zonat, por njëkohësisht do të investohet në zonën e bregut, në zonën e Orikumit dhe në bregdetin e Velipojës në mënyrë që i gjithë brezi ku pritet një investim i madh në fushën e turizmit dhe ku do të ketë aktivitet ekonomik të shtuar do të mbulohet me një furnizim bashkëkohor të energjisë elektrike.

Investimet do të drejtohen në miradministrim dhe uljen e humbjeve që do të thotë investimet e ardhshme do të fokusohen në sistemet e matjes, në sistemet e menaxhimit të flukseve të energjisë në mënyrë që të administrohen më mirë të ardhurat nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe që do të bëjnë të mundur në të ardhmen edhe fillimin e hapave të parë të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”,- tha Gjiknuri.

Investimi për ndërtimin e nënstacionit të ri në Gjirin e Lalzit arrin në vlerën 458 milion lekë dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm. Administratori i OSHEE tha se në kët zonë nuk ishte vënë dorë që nga koha e elektrifikimit të vendit.

“Është një zonë e cila është që nga koha e elektrifikimit e paprekur, e painvestuar përsa i përket energjisë elektrike. Ka nisur fazën e parë që është realizimi i këtij nënstacioni dhe do të pasohet me fazën e dytë në fund të vitit, me zhvillimin e rrjetit 20 kilovolt që është një investim tjetër rreth 1 miliardë lekë të reja, ku parashikohen rreth 10 fidera të linjës 20 kilovolt dhe zgjidhin përfundimisht problemin e energjisë elektrike të gjithë kësaj zonës, jo vetëm të Gjirit të Lalzit, të fshatrave përreth, Hamallaj e Ishëm”,- tha Çela.

Deri më tani OSHEE ka investuar mbi 1.5 miliard Lekë për infrastrukturën energjetike nga Gjiri i Lalzit, e deri në Golem të Kavajës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas