Kronika

Energjia çon në pranga 16 persona

energjia elektrikeJanë 16 persona të arrestuar gjatë ditës së sotme për vjedhje të energjisë elektrike.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vazhduar edhe sot punën e përbashkët në të gjithë vendin kundër vjedhjes së energjisë.



Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 21 autorë.

Në të gjithë vendin kanë vepruar 100 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Janë arrestuar për shpërdorim të detyrës dy punonjës të OSHEE, 1 inxhinier në qarkun Dibër dhe 1 faturist në qarkun Elbasan.

Janë shpallur në kërkim 3 persona , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 persona të tjerë.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 1.673 raste .

Si dhe janë ndërprerë 956 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë.

Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 111 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas