Kronika

Energjia, 8 biznesmenë në pranga

arrestime energjiaEdhe sot, Policia e Shtetit dhe OSHEE-ja kanë vazhduar aksionin për arrestimin e personave që vjedhin energjinë elektrike.

Siç bëjnë të ditur burimet zyrtare të policisë, sot në të gjithë vendin kanë vepruar 94 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.



Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 45 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 45 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Si dhe është ndaluar ish drejtori i OSHEE-së në Lushnjë.

Janë shpallur në kërkim 26 persona pronarë biznesesh të cilëve iu është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë në bizneset e tyre , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 11 autorë të tjerë.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 922 raste .

Si dhe janë ndërprerë 636 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë.

Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 91 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas