Kronika

Energjia, 7 biznesmenë bien në pranga

arrestime energjiaPolicia dhe OSHEE ka vazhduar edhe ditën e sotme aksionin e saj, kundër vjedhjeve të energjisë eletrike.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se, gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin kanë vepruar 107 grupe të përbashkëta me OSHEE.



Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 20 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 7 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Është arrestuar në flagrancë Shefi i Degës së Shitjes së OSHEE-së në Mallakastër, Arban Myftaraj, pasi ka urdhëruar grupin e punës së testimit të matësve në terren për të testuar matësin elektrik të familjarit të tij Z. M., i cili është konstatuar i dëmtuar, por nga shtetasi Arban Myftaraj janë fshehur veprimet dhe të dhënat duke shpërdoruar detyrën.

Janë shpallur në kërkim 9 persona pronarë biznesesh të cilëve iu është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë në bizneset e tyre , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 autorë të tjerë.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 2.157 raste.

Si dhe janë ndërprerë 1.354 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë.

Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 308 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas