Bota

Ende asnjë shpjegim për gropën misterioze me zjarr

Një gropë u hap papritur në mes të rrugës dhe lëshoi flakë portokalli, një zjarr katër metra të lartë, dhe autoritetet nuk kanë asnjë shpjegim.

Ngjarja ndodhi në Arkansas të SHBA-ve. Gropa shpërtheu papritur dhe flakët u ngritën në qiell për rreth 40 minuta.



Flaka ishte ngjyrë portokalli dhe zjarrfikësit vetëm e panë të fikej ngadalë. Nuk ndërhynë, pasi rrotull vrimës nuk kishte asgjë që mund të vihej në rrezik, dhe mund të rrezikonin më kot po të hidhnin ujë.

Pasi u fik, gjeologët erdhën të studionin vrimën. Zbuluan se ishte një tunel i ngushtë që vazhdonte për 10 metra në pozicion horizontal, nën tokë, ndoshta i bërë nga urithë apo kafshë të tjera. Tuneli ishte bërë prej të paktën 10 vitesh.

Çudia është që hetuesit nuk kanë gjetur gjurmë metani, gazi natyral apo ndonjë shenjë bezine të derdhur. Por nuk e përjashtojnë mundësinë që dikush mund të ketë përdorur ndonjë lëndë tjetër djegëse.

Hetimet janë duke vazhduar, por vonesa për një përgjigje i ka detyruar drejtuesit e zonës që të qetësojnë supersticiozët e t’i bindin që s’është vepër e djallit, as ndonjë portë e ferrit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas