Kryesore, ShowBiz

Enca i vë kusht fansave, nëse doni këngën e re duhet ti bëni…

Këngëtarja Enca Haxhia nuk ka sjell për publikun këngë të re, që pas publikimit të klipit “Dua” në mars të këtij viti.

Megjithatë, fansave të saj do të duhet t’u presin vetëm edhe pak, kjo pasi kënga e saj e re është gati të dalë.



Por, pak para se ta lansojë, këngëtarja u vuri një kusht fansave të saj në rrjetin social Instagram.

Ajo publikoi një pjesë të shkurtër të këngës së re, ndërsa shkruante në mbishkrimin e videos se do ta publikojë këngë pas një jave, në rast se arrin 50 mijë koment me postimin e saj.

“Nëse bëhen 50.000 comments për 24 orë, “Rendez Vous” del pas një jave, nëse jo, Downloadoni dhe dëgjoni videon derisa të dali”, ka shkruar Enca në Instagram.

Dhe një gjë të tillë, Enca ia arriti pasi në vetëm 24 orë ajo mblodhi mbi 50 mijë komente në një post, duke thyer kështu rekordin e saj.

Kënga e saj e re titullohet “Randez Vous”, dhe pritet të vijë për fansat tashmë javën e ardhshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas