Kronika

Emri: Në kërkim prej 3 vitesh, arrestohet 49-vjeçarja






               Publikuar në : 12:03 - 15/08/18 |
mapo.al

Policia e Korçës ka arrestuar një 39-vjeçare të shpallur në kërkim prej 3 vitesh, pasi është dënuar me 3.6 vite burg për veprën penale “mashtrim të kryer në bashkëpunim”.


Valbona Musa u arrestua në Tiranë nga forcat e Komisariatit Nr.1. 49-vjeçarja u transferua në Korçë, ku dhe është dënuar nga Gjykata e këtij rrethi më 27 Tetor 2015.

Në muajin Maj të vitit 2014, 49-vjeçarja në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nëpërmjet mashtrimit i kanë përvetësuar shtetasit F.M një shumë lekësh, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonin për regjistrimin e pronave të tij në ZVRPP-Korçë dhe pajisjen me certifikatë pronësie./tvklan.al


Etiketa: , ,

Pas