Kronika, Kryesore

Emrat / Plagosja e djeshme në Lezhë, policia arreston dy persona

Policia ka arrestuar të dyshuarit për plagosjen e shtetasit  Martin Dodaj në Shënkoll. Siç njofton policia, 33 vjeçari Petrit Lleshi së bashku me 39 vjeçarin Dritan Ndoj alias Zef Boci kanë rënë në pranga si  të dyshuarit kryesorë të plagosjes së ditës së djeshme.

 Njoftimi i policisë



Pas një ndjekje të pandërprerë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në kohë rekord arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D., ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme. Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëorganizuar operacionale, në ndjekje të pandërprerë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Petrit Lleshi, 33 vjeç, banues në Tale – Lezhë (ai ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. 

– Dritan Ndoj alias Zef Boci, 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D. 33 vjeç, banues në Tale, ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278 të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas