Kronika

Emigranti nga Anglia humb kontrollin e makinës, vdes pasagjeri pakistanez në Kashar




               Publikuar në : 16:43 - 28/08/18 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur mesnatën e kaluar në autostradë, afër mbikalimit të Kasharit ku ka humbur jetën një shtetas pakistanez.


Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Sabah Maçi, 25 vjeç, lindur në Has dhe banues në Angli.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:40 në autostradën Durrës-Tiranë, ku 25-vjeçari që ishte kthyer nga Anglia, duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz”, me pasagjer shtetasin e huaj pakistanez N.R., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B.Ll.

Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi i huaj N.R., ndërsa shoferi 25-vjeçar, ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas