Bota

Emigrantët/ Presidenti i Puglias: Rama shpëtoi qeverinë tonë, Shqipëria sa më parë në BE!






               Publikuar në : 19:38 - 27/08/18 |
mapo.al

Vendimi i Shqipërisë për të pranuar 20 emigrantë nga Italia duket se ka bërë jehonë në vendin fqinj. Presidenti i rajonit të Puglias, Michele Emiliano, thotë se Shqipëria i dha leksion gjithë botës.


Postimi në Facebook: 

“Qeveria jonë u shpëtua nga Edi Rama dhe Papa Francesco. Shqipëria i dha një leksion gjithë botës. Miku im Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë iu shpjegoi të gjithëve pse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në Bashkimin Europian.

Duke bërë këtë, e shpëtoi qeverinë italiane nga një situatë e sikletshme dhe katastrofike, e shkaktuar nga mungesa e eksperiencës dhe injorancës juridike”


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas