Kronika

Emergjenca në bregdet? Njihuni me Silvën, policen nga Vlora që ju vjen në ndihmë…

Gjithkush mund të ketë nevojë për urgjencën apo dhe policinë sidomos në periudhën e verës.

Që prej muajit të kaluar Policia e Shtetit në disa rrethe ka kaluar në gatishmëri pikërisht për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’iu shërbyer qytetarëve gjatë pikut të sezonit turistik, kur fluksi i pushuesve sigurisht që është i madh.



Në kuadër të këtij sezoni qytetarëve që pushojnë në plazh iu vjen në ndihmë edhe Silva, një efektive policie në Komisariatin e Vlorës që patrullon në bregdet.

“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Unë jam Silva Binaj, 29 vjeçe, punonjëse policie në Komisariatin Vlorë.
Jam punonjëse e Policisë së Shtetit prej 4 vitesh dhe aktualisht për sezonin turistik patrulloj në bregdet.

Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112!”,- shkruan ajo në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas