Kronika

Elvis Roshi pranon akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit






               Publikuar në : 10:50 - 11/07/18 |
mapo.al

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka pranuar ditën e sotme akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.


“Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”, është shprehur Roshi.

Prokuroria ka kërkuar dy ditë kohë për të përgatitur pretencën për Elvis Roshin.

Në formularin e dekriminalizimit, Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por, nga verifikimi i Prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani. (TCH)

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas