ShowBiz

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi bashkë në një film, ja detajet!

Pas rikthimit të saj në Shqipëri këngëtarja Elvana Gjata ka qenë mjaft aktive dhe e pranishme në tregun muzikor, si me klipet e reja ashtu edhe me koncerte në qytete të ndryshme, madje edhe në Kosovë.

Klipi i saj më i fundit “Mike” i ardhur në bashkëpunim me reperin Ledri Vula dhe këngëtarin John Shahu ka patur një inpakt mjaft pozitiv duke u pëlqyer nga publiku.



Por duket se Elvana është duke përgatitur një projekt krejtësisht ndryshe nga cfarë ka bërë deri më sot. Sic dihet ajo ka përfunduar studimet e larta në Tiranë për regjisurë, profesion që i ka shërbyer edhe në klipet e saj duke kujtuar aftësinë interpretative.

Gazeta Express mëson se sëbashku me mikun e saj të ngushtë komedianin Ermal Mamaqi, ata do të vijnë në një komedi romantike me metrazh të gjatë. “Dy gisht mjalt” titullohet filmi, i cili ka nisur xhirimet dhe ku do shohim Ermalin dhe Elvanën në rolin e dy të dashuruarve që do të jenë dhe protagonistët e filmit.

Xhirimet po kryen në jug të vendit dhe në Tiranë, ndërkohë që Express ka zbuluar edhe një pjesë të kastit që do të jetë pjesë. Bëhet fjalë për emra mjaft të njohur si Bujar Asqeriu, Olta Daku, Marjana Kondi si dhe një rikthim në skenë të aktorit të njohur Koco Devole, pas vitesh mungese në film apo teatër. Nuk dihet ende se kur do të shfaqet në kinema, por këtë herë vërtetë do e shohim ndryshe këngëtaren e njohur.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas