Aktualitet

Elisabeta Imeraj merr në dorë Prokurorinë e Tiranës




               Publikuar në : 13:26 - 01/08/18 |
mapo.al

Prokurorja Elisabeta Imeraj është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës.


Vendimi erdhi pas shkarkimit të Dritan Rreshkaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte pasurinë e tij.

Imeraj është emëruar nga kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Elisabeta Imeraj ka qenë prokurore tek Krimet e Rënda.

Ajo ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Elisabeta Imeraj ka hetuar dosje të bujshme si ajo e Emiljano Shullazit, Orest Sotës, por edhe dosjen e 9 imamëve që u dënuan për terrorizëm.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas