Kronika

Elbasani në shtetrrethim, dy të rinj konfliktohen me armë

Një konflikt mes dy të rinjve në Elbasan ka rrezikuar të kthehej në një ngjarje me fund tragjik. Enea Verushi është shpallur në kërkim policor pasi ka kanosur me armë zjarri një tjetër person. Sipas policisë së Elbasanit, sherri ka nisur për “motive të dobëta”.

Zyrtarisht policia lokale bën me dije se: Shërbimet  e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në lagjen “Shënkoll” ka një konflikt mes dy të rinjve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka dhe armë zjarri.



Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku Enea Verushi, sapo ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, ka rezultuar se Enea Verushi,  25 vjeç  banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuesi”, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri A.Sh., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Policia shtoi se vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip “Pushkë” dhe 7 fishekë.

Materialet në ngarkim të 25-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” të parashikuar nga nenet 84, 274, dhe 278, të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas