Kronika

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, shpëtojnë mrekullisht familjarët

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Elbasan, por fatmirësisht pa lënë persona të lënduar.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh, në banesën e shtetasit 55-vjeçar A.T.



Si pasojë e shpërthimit, më pas ka rënë zjarr në banesë.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit raportohet se nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas