Kronika

Elbasan/ Sërish një tjetër makinë në flakë, digjet automjeti i… berberit






               Publikuar në : 08:21 - 15/06/18 |
mapo.al

Një makinë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Çlirimi”. Pronari i mjetit tip “Lancia” është Klodi Krati.


Ende nuk dihen shkaqet e djegies të mjetit por mendohet se mund të jetë një defekt teknik.

Mjeti tip “Lançe” rezulton në pronësi të shtetasit K.K, 33 vjeç , banues në lagjen “Çlirimi”.

Policia thotë se : “Mjeti ka qenë i parkuar në rrugë dhe si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht,”

Ngjarja ka ndodhur rreth 03:40 të 15 qershorit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Ky nuk është rasti parë që digjen makinat në qytetin e Elbasanit, pasi është bërë e shpeshtë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas