Kronika

Elbasan/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, 2 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Ngjarja ndodhi në qendër të fshatit Pajovë. Një automjet tip ‘Benz’ me targë “AA 887 RC” është përplasur me një “Volsvagen Touran” me targë “AA 729 NM”.



Si pasojë e kësaj përplasje, është aksidentuar një kalimtar dhe një grua që ndodhej në ‘Benz’.

Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas mjekëve ata ndodhen në gjendje të rënduar për jetën, veçanërisht këmbësori.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesit e automjeteve.

<
>
auto_IMG-20180616-WA0002-1024x5761529138135 auto_IMG-20180616-WA0000-1024x5761529138136 auto_IMG-20180616-WA0001-696x3921529138134
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas