Kronika, Kryesore

Elbasan/ Godasin me grushta punonjësin e ujësjellësit, arrestohen dy vëllezër

Dy vëllezër nga fshati Katund i Ri në Elbasan janë vënë në pranga, pasi kanë dhunuar punonjësin e ujësjellësit, i cili kishte shkuar në banesën e tyre.

Sipas policisë së Elbasanit, vëllezërit Andon Bërdufi, 55 vjeç, dhe Uran Bërdufi, 29 vjeç, pasi kanë debatuar me punonjësin e ujësjellësit, 35-vjeçarin F.B., e kanë goditur atë me grushta e sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.



Sakaq, uniformat blu kanë arrestuar dy vëllezërit Bërdufi të cilët akuzohen se kanë dhunuar punonjësin e ujësjellësit për shkak të detyrës, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për këtë të fundit, pasi edhe ai i ka goditur ata me grushta.

“Materialet lidhur me ngjarjen i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”,- parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A. Bërdufi dhe U. Bërdufi, si dhe për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit F.B”, thuhet në njoftimin e policisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas