Kronika, Kryesore

Elbasan: Humbet jetën çifti i të moshuarve, ja dyshimet e para

Një çift të moshuarish kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, mesnatën e kësaj të mërkure në Gjegjan të Elbasanit.

Viktimat Shyqyri dhe Sabire Lici, rreth të 70-ave, janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë.



Bashkëshortja thuhet se vuante nga skleroza, ndërsa nga informacionet e deritanishme dyshohet të ketë harruar gazin hapur.

Trupat e pajetë janë dërguar në Morgun e qytetit të Elbasanit, në vazhdën e hetimeve për të vërtetuar rrethanat e humbjes së jetës së tyre.

Çifti i të moshuarve jetonte vetëm, ndërkohë që ndihmohej nga një punëtore, thotë policia në komunikatën e saj.

Megjithatë policia po heton edhe për ngjarje të qëllimshme.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas