Aktualitet, Kryesore

Elbasan: Aksidentohen bashkëshortët, gruaja gjen vdekjen

Një grua gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të hëne, në një aksident automobilistik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:20, në rrugën Tiranë-Elbasan.



“Në dalje të tunelit në drejtim Elbasan – Tiranë, 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja Xh.G., rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur. Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku menjëherë janë derguar në spital”, sqaron policia në një njoftim.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, gruaja 55-vjeçare ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas