Aktualitet

Elbasan, aksidente në seri, 7 të plagosur

Tri aksidente janë regjistruar dje në Elbasan me pasojë plagosjen e 7 personave. Tri automjete janë përfshirë në një aksident në seri në autostradën Elbasan-Metalurgji, në afërsi të karburantit API.  Mjeti tip “Benz” me targa AA 110 CD, me drejtues Mariglen Hafa 57 vjeç, banues në Elbasan, përplaset me mjetet tip “Pezho” me targë EL 329 C, me drejtues mjeti Gëzim Popolani  45 vjeç, si dhe mjeti tip “Benz”, me targë AA 426 AU, drejtues Artan Bajraktari 30 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e përplasjes së mjeteve janë dëmtuar lehtë drejtuesit e tyre. Shërbimet e policisë si dhe grupi hetimor që shkuan në vendin e ngjarjes, po punojnë për të përcaktuar saktë shkakun e përplasjes së mjeteve. Shkelja e rregullave të qarkullimit dhe moti me lagështi mendohet si shkak paraprak. Ndërkohë, në aksin Elbasan-Librazhd,  G.Tusku 43 vjeç, banues në lagjen Nr.2 të Librazhdit, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” fuoristradë, me targë DR 8900 E, ka aksidentuar shtetasin B.M, 19 vjeç, banues në fshatin Mengël të Elbasanit, i cili në momentin e aksidentit po tentonte të kalonte rrugën në anën tjetër të saj. I dëmtuari u dërgua në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në aksin rrugor Elbasan-Gjinar, tek  kryqëzimi i “Urës së Shkumbinit”, shtetasi, A.Gjata 48 vjeç, banues në lagjen “Partizani’ Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford” veturë, me targe DD 393 FD, ka aksidentuar shtetasin E.A, 22 vjeç, banues në fshatin Vreshtan, i cili po udhëtonte me një çiklomotor pa targa. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën. F.S.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas