Kronika

Elbasan/ Aksident i rëndë, 23-vjeçari me ‘Benz’ përplas për vdekje tregtaren në anë të rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Një mjet tip “Mercedes Benz” me targa “AA 517 TB” që po vinte nga Tirana ka plagosur rëndë një tregtare që po shiste fruta  në anë të rrugës.



Tregtarja është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por për fat të keq ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi G.H, 23 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas