Kronika, Kryesore

Ekzekutohet bosi i mafies greke, ja lidhja e tij me mafien shqiptare

Manolis Karagiannis 45 vjeç, i cilësuar nga mediat greke si një nga “kokat e krimit” në shtetin helen, është ekzekutuar me armë zjarri këtë mëngjes në zonën “Palaio Faliro” të Athinës.

Nga detajet që japin mediat greke, atentati duket se ka qenë i mirë organizuar. Një makinë dhe një motoçikletë iu afruan 45-vjeçarit i cili ecte në këmbë dhe një breshëri plumbash u qëllua ndaj tij. Raportohet se Karagiannis ka reaguar gjithashtu duke qëlluar me armë zjarri, por fundi për të ka qenë tragjik.



Nga të shtënat, Karagiannis mbeti i plagosur rënde. Ai u transferua nga një ambulancë në spital, ku edhe ndërroi jetë.

Viktima ishte liruar nga burgu kohët e fundit. Më 5 janar 2017, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua dhe u plagos me thikë nga dy shqiptarë.

Sipas drejtuesve të Policisë greke, 45-vjeçari dyshohet se kishte kontakte me grekë dhe shqiptarë, persona me rekorde të theksuara kriminale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas