Kronika, Kryesore

Ekzekutimi i biznesmenit në Vlorë, arrestohet edhe një tjetër. Ja akuza…

Arrestohet një tjetër person në akuzë për vrasjen e biznesmenit vlonjat Vasil Dervishaj, 29 vjeç, i cili u ekzekutua teksa po udhëtonte me një mjet tip “Ford” me targa italiane OD 467 AF.

Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar sot shtetasin Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë.



“Arrestimi i tij u bë pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale ”Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”- njofton policia.

Njoftimi i policisë

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve ndaj personit dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë.

U krye ndalimi i tij pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me Vendimin Nr.169, datë 20.06.2018, ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

(Lidhur me ngjarjen e datës 04.06.2018, ku në lagjen ”Pavarësia”, mbeti i vrarë shtetasi V.D.)

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas