Kronika, Kryesore

Ekzekutimi i biznesmenit në Shkodër, ja çfarë shkroi në Facebook pak orë para vrasjes

Biznesmeni Arjan Ferracaku i vrarë dje me kallashnikov ishte një adhurues i hipizmit dhe pikërisht u vra teksa ishte duke kalëruar në zonën e Livadhes.

Pak orë para ngjarjes, 33-vjecari kishte bërë një njoftim në rrjetet sociale ku apelonte për t’u regjistruar në garën me kuaj që do të zhvillohej nga Akademia e Hipizmit ‘Vllaznia’ nga data 1 deri më 14 shtator.



33-vjecari njoftonte se regjistrimi bëhej kundrejt pagesës dhe se gara do të mbahej në datë 15 shtator në Velipojë tek hoteli në pronësi të familjes së tij ‘Fantazia’.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se pistat ku po heton policia janë për konkurrencë dhe për ndonjë gjobë të pa paguar nga viktima ndaj grupeve kriminale.

Policia ka shoqëruar deri më tani 10 persona të cilët po merren në pyetje. Me vrasjen e 30-vjeçarit Shkodra tronditet për herë të 6 brenda pak muajve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas