Kronika, Kryesore

Ekzekutimi i biznesmenit në Shkodër, autori e qëlloi me kallashnikov 31-vjeçarin teksa kalëronte

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e Livadhes në periferitë Korçës, ku u gjet i vrarë me armë zjarri biznesmeni Arjan Ferracaku, 31 vjeç.

Raportohet  se viktima ishte adhurues i kuajve, madje ka qenë duke kalëruar kur është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.



Dy plumba ka marrë edhe kali me të cilin ai po kalëronte. Mendohet se autori ka qenë një person i vetëm, i cili e ka ndjekur të riun përreth 50 metra dhe më pas ka qëlluar me 15 plumba, 7 prej të cilëve kanë prekur të riun i cili ka vdekur menjëherë. Viktima nuk është i njohur si person problematik dhe ishte baba i dy fëmijëve.

Ai ka disa biznese me familjen në Velipojë, por ende nuk ka një pistë konkrete për shkaqet e vrasjes. Në Shkodër pritet të shkojë edhe Drejtori i policisë, Ardi Veliu.


Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”, njoftoi zyrtarisht Policia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas