Kronika

Ekzekutimi i 53-vjeçarit në Shkodër, dyshohet se u përfshi në vrasjen për gjakmarrje 7 vite më parë




               Publikuar në : 08:46 - 10/08/18 |
mapo.al

Një 53-vjeçar është vrarë mëngjesin e sotëm në Shkodër nga persona ende të paidentifikuar.


Fatbardh Lici, banues në lagjen “Guerile” është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në rrugë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes policia ka gjetur në fshatin Dobraç duke u djegur një mjet tip “Benz”, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen.

Policia ka ngritur pika kontrolli ku po bëhet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të krimit.

DYSHIMET
Me sa duket viktima e atentatit të sotëm në Shkodër nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë. Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje.

Për policinë, vrasja e tij ishte për motive gjakmarrjeje, pasi babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg./bw

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas