Kronika

Ekzekutim mafioz ndaj 33-vjeçares greke, kishte lidhje me banda kriminale

Një 33-vjeçare greke është ekzekutuar me armë në garazhin e shtëpisë së saj në Athinë. Ajo u gjet e vdekur nga e ëma, e ulur në sediljen e shoferit të makinës së saj Mercedes-Benz.

33-vjeçarja ka pasur një dosje të rëndë kriminale në polici, e cila njihej për lidhjet që mbante me grupet mafioze. Madje ndaj saj janë bërë edhe disa atentate, por që kishin dështuar, raporton TV Klan.



Në vitin 2011, kur ajo ishte 7-muajshe shtatzënë, kishte rënë prej e një atentati. Në garazhin ku u gjet e vdekur, hetuesit zbuluan 16 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa raporte të pakonfirmuara kanë thënë për “Kathimerini” se është përdorur edhe një armë e dytë në vrasje, tip pistoletë e kalibrit 9 milimetërshe. Nuk është e qartë nëse ekzekutuesit e prisnin në garazh apo iu afruan sapo e panë që po hynte në shtëpi.

Mediat greke shkruajnë se në të kaluarën 33-vjeçarja ishte akuzuar për vjedhje dhe drogë, përveç përfshirjes në organizatë kriminale.

Në vitin 2009, ishte arrestuar për grabitje. Policia beson se vrasja e saj e stilit mafioz, mund të jetë larje hesapesh mes bandave kriminale, që shtypi grek i quan “kontrata e vdekjes”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas