Kronika

Ekstradohet vrasësi i të ‘fortit’ të Tiranës

naim zyberi 1Është ekstraduar në Tiranë personi i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e të fortit të Tiranës, Naim Zyberi.

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka bërë të ditur se, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana më datën 24.11.2014, u krye ekstradimi nga Italia, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar,  të dënuar në Itali Gerti Gjenerali,  vjeç 40 banues në Tiranë.



Transferimi i këtij shtetasi bëhet pas njohjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit Penal Italian.

Ky shtetas do vuajë dënimin në Shqipëri, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane.

Ky person në vitin 1997 në Milano të Italisë, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri  shtetasin shqiptar  Naim Zyberi, duke konsumuar veprën penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Kush ishte Naim Zyberi

Naim Zyberi ishte një nga të fortët e kryeqytetit, që u ekzekutua në gjashtë gusht të vitit 1997.

Zyberi në vitet e para të ‘90 kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit.

Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës.

Që pas kësaj ngjarjeje Zyberi u akuza dhe për një sërë vrasjesh të tjera dhe vendosi të largohej nga Shqipëria për t’iu shpëtuar hasmërive të ndryshme.

Mirëpo edhe në rrugicat e pafundme të Milanos u arrit që të gjendej se ku ndodhej dhe atij i bëhet një atentat, në të cilin ai mbetet i plagosur rëndë.

Arben Grori dhe miq të tij e arrijnë Naim Zyberin në Milano të Italisë.

Ata i bëjnë atentat në fillim të gushtit 1997. Por vetëm sa e plagosin. Zyberi shtrohet në spitalin “San Paolo” për t’u kuruar.

Më 6 gusht në hyrjen kryesore të këtij spitali paraqiten Arben Grori dhe Gerti Gjenerali me buqeta lulesh në duar.

Të dy i bindin mjekët se ishin miq të Zyberit dhe donin ta takonin. Mjekët i lejojnë, pasi i pajisin me bluza të bardha.

Sa arrijnë në dhomën e Zyberit, ata nxjerrin një pistoletë (mendohet se e kishin fshehur në buqetën me lule) dhe e vrasin.

Arrijnë t’i shpëtojnë policisë.

Por krimi zbardhet dhe të dy dënohen me burg përjetë. Gerti Gjenerali kapet dhe mbyllet në një burg në Itali.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas