Kryesore

Ekstradimi i Izet Haxhias/ Fatos Klosi: Të pathënat dhe përfshirja e Sali Berishës

Ekstradimi i Izet Haxhias në Shqipëri dhe mundësia e rihapjes së dosjej “Hajdari” ka sjellë shumë reagime. Çfarë do të deklarojë ish-badigardi i Sali Berishës, para drejtësisë së re shqiptare?

Në një intervistë për Tirana Today, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se Haxhia ka një qëllim shumë të drejtë, pasi dënimi prej 25 vitesh, është i lartë.



“Nuk e hap dot çështjen ‘Hajdari’, por ai mund të hapë pozicionin e tij, pasi nuk ka qenë prezent gjatë dënimit.

Unë mendoj se ai çfarë ka për të thënë, i ka thënë, pasi Izeti ka shkruar dhe ka folur shumë gjatë këtyre viteve.

Vetëm nëse do të flasë në vetën e parë, do të jetë më i besuar.

Pasi prova shkencore, fotografi, regjistrime, nuk besoj se është përgatitur për këtë.

Dënimin që i kanë dhënë, e quan shumë të rëndë dhe ashtu është.

Kanë vrarë njerëzit dhe janë dënuar shumë më pak, ai vetëm për bashkëpunim në vrasje, u dënua me 25 vjet”, shprehet Klosi.

Haxhia ka paralajmëruar se do të zbardhë disa të vërteta të padëgjuara më parë për Sali Berishën dhe lidhjen e tij me vrasjen e Liderit të Dhjetorit më 12 shtator 1998, para selisë së PD-së.

Klosi shton për Tirana Today se ish-kryeministri Berisha, ka pasur gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo pasi ai ishte i vetmi që pati përfitimin më të madh nga vrasja e tij.

Ish-kreu i SHISH thotë se kjo gjë dukej edhe në raportin që ata kishin, ku gjatë kohës që ishte gjallë Hajdari ishte një rrezik për Berishën. Por, që pas vdekjes ai e ktheu në hero dhe e përdori figurën e tij, për përfitime politike.

“Partia Socialiste nuk kishte asnjë përfitim nga vdekja e Hajdarit, madje ajo e pësoi. Është e gjitha shkathtësia e Berishës, ai eksperiencën e ka, është i zoti për punë të liga.

Berisha e di më mirë se të gjithë sesa probleme ka me drejtësinë, ndaj ka qenë shumë i kujdesshëm në këtë aspekt. Është marrë me të dhe çdo gjë e ka bërë pa zhurmë.

Berisha është sistematik, njeri që punon fort.

Fatkeqësisht, ka mendje të keqe. Ai është nga personazhet më negativ të gjithë kësaj periudhe të gjatë tranzicioni.”

PasPara

1 koment

  1. klosi,ruqi,fatos nano e xhafa me izet hagjin e haklajt vran azem hajdari .ket kan qen dhe jan vrases e trafikant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas