Kryesore, Mapo Format

Ekspozita e Jakup Ferrit: Slangu prishtinas ‘Op, op’ në ironinë e izolimit

Në skenën e Tulla Center në Tiranë, me slangun e Prishtinës “Op, op”, artisti i Kosovës Jakup Ferri ka sjellë një ekspozitë bohemiane, poetike dhe të rrallë në mozaikun e tij. Slangu ironik është vendosur në një faqe muri, si pjesë qendrore e ekspozitës, duke krijuar mozaikun me lëndë të parë veshjet, që dikur i pat blerë në Tiranë…

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”109″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]



Me slangun e Prishtinës “Op, op”, artisti i Kosovës Jakup Ferri ka sjellë në Tiranë një ekspozitë bohemiane, poetike dhe të rrallë në mozaikun e tij.

Slangu ironik është vendosur në një faqe muri, si pjesë qendrore e ekspozitës, duke krijuar mozaikun me lëndë të parë veshjet, që dikur i pat blerë në Tiranë.

Forca me ngjyrat dhe karakteret, duke krijuar një botë vetjake se si stili i mundëson karakterit lirinë. Kjo është puna më e re e Ferrit e prodhuar në tapiceri, që po ekspozon prej së premtes në mbrëmje, në skenën e Tulla Center, me vetëdijen e një pune hulumtuese në letër, qelq, madje edhe në mure. Për anën teknike dhe realizimin e mozaikut, Ferri bashkëpunoi me Fatos Kabashin dhe 8 asistentë të tjerë. Madje duke hyrë në këto teknika, sidomos të artizanatit, si duket janë kthyer në një konstrukt për artistin, referuar edhe pikturave autoktone popullore.

Ai i kushton rëndësi të madhe natyrës autentike dhe të parafinuar të këtyre veprave. Kurioziteti i Jakup Ferrit u ngjall kur në moshë të re ra në kontakt me artet tradicionale të tekstilit të punuar me dorë. Në të njëjtën kohë filloi të grumbullonte qilima të vjetër dhe të kërkonte nëpër tregje përvetësime të reja. Këto tapiceri unike na çojnë në botën poetike të Ferrit, të mbushur me kujtime të rinisë së tij në Kosovë. Një temë e përbashkët në punën e tij është dëshira për të pasur një ndjenjë solidariteti me familjen dhe miqtë, duke treguar njëkohësisht me punë e tij lirinë e stilit të jetës bohemiane. Duke qenë pjesë e një brezi të ri artistësh të cilët si rezultat i ekspozitave ndërkombëtare dhe programeve rezidenciale, ata jetojnë një ekzistencë nomade. Ndërsa puna e tij karakterizohet nga thjeshtësia dhe çiltërsia, duke portretizuar njerëzit në izolimin e tyre, të tjetërsuar nga mjedisi i tyre. Kurioziteti i Jakup Ferrit u ngjall kur në moshë të re ra në kontakt me artet tradicionale të tekstilit të punuar me dorë.

Jakup Ferri i lindur në vitin 1981, në Prishtinë, Kosovë, ka studiuar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës dhe Rijksakademy në Amsterdam. Në vitin 2008, Jakup Ferri mori çmimin Buning Brongers në Amsterdam. Ai ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare, ndër të tjera: U-TURN Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Istanbul Biennal dhe De Hallen në Haarlem. Ekspozita me këto punime do të qëndrojë e hapur deri më datë 3 shkurt.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas