Aktualitet

Eksportet arrijnë në 200 miliardë lekë më 2011

Eksportet shqiptare thyen një tjetër rekord gjatë vitit që shkoi, duke arritur në rreth 200 miliardë lekë, sipas të dhënave të djeshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Rritja është gati 256 për qind më shumë se e vitit 2011, dhe është dominuar nga rritja e eksportit të minerale dhe rieksporteve që dominohen nga produktet e industrinë fasone. Sipas të dhënave të doganave, prodhimet “Made in Albania” gjatë vitit 2011 kanë rritje në sasi e vlerë krahasuar me vitin 2010. Gjatë vitit 2011, volumi i eksporteve shqiptare në sasi ka qenë mbi 3 milionë ton, nga 2.3 milionë ton të regjistruar në vitin 2010, me një rritje prej 705 mijë tonësh ose 29.5% më shumë. Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë vitit 2011 janë realizuar 97 miliardë lekë, me një rritje prej 22.2 miliardë lekësh ose 29.7 % më shumë krahasuar me vitin 2010, ku u realizua një vlerë prej 74.8 miliardë lekë eksporte. Rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë vitit 2011 kanë shënuar gjithashtu rritje në sasi e vlerë krahasuar me vitin 2010. Gjatë vitit 2011, volumi i rieksporteve nga përpunimi aktiv është në sasinë 275.7 mijë ton, nga 256.5 mijë ton të realizuar në vitin 2010, me një rritje prej 19.2 mijë tonësh ose 7.5 % më shumë. Ndërsa në vlerë rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë vitit 2011 janë realizuar 99.4 mld lekë, me një rritje prej 14 mld lekësh ose 16.4% më shumë krahasuar me vitin 2010, gjatë të cilit u realizua një vlerë prej 85.3 mld lekë rieksporte. Pavarësisht krizës në vendet e BE-së, me të cilat Shqipëria ka të zhvilluar tregtinë e jashtme, prodhimet shqiptare vazhdojnë të preferohen e kërkohen nga vendet fqinje dhe nga të gjitha ato vende me të cilat ne zhvillojmë tregtinë. Nga eksportet shqiptare, ekonomia e vendit ka përfituar 200 miliardë lekë ose mbi 1.4 miliardë euro për vitin 2011.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas