Kronika, Kryesore

“Eksodi” nga Durrësi. 10 mijë pasagjerë i drejtohen Italisë me 7 tragete

Ditët e fundit të gushtit në portet e vendit ka më shumë udhëtarë sesa në pjesën tjetër të vitit. Vetëm dy ditët e fundit, në Portin e Durrësit janë nisur 7 tragete drejt Italisë me 10 mijë pasagjerë e 3200 mjete.

“Rrugët janë pak më mirë, por nuk është se ka shumë ndryshime”, thonë emigrantët.



“Kaluam 5 ditë në Shkodër e më pas në Vlorë, një vend shumë i bukur. Ishte një javë e bukur. Qëndruam edhe në Tiranë, dy ditë. Qytet i veçantë, kaotik disi, por më pëlqeu shumë”, shprehet një turiste italiane.

Gjatë periudhës korrik-gusht, 201 747 udhëtarë hynë në Shqipëri nga Porti i Durrësit dhe 173 004 kanë dalë. Mes tyre, 89 903 shtetas të huaj dhe 24 440 automjete me targa të huaja.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas