Një tjetër largim me emër nga skuadra e Skënderbeut. Bakari Nimaga është larguar përfundimisht nga skuadra korçare dhe ka firmosur në kampionatin turk.
Mesfushori ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me skuadrën turke, Hatayspor dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Superligën turke të futbollit.
23-vjeçari ishte pjesë e Skënderbeut që nga sezoni 2012-13 dhe ka luajtur plot 97 ndeshje me skuadrën korçare, duke gjetur rrugën e rrjetës 5 herë.
KOMENTO (0)