Sport

Ekipi nga Seria B i shpall “luftë” Juventusit: Këtu ka vetëm një Kristiano, na përket ne

Një ide gjeniale ishte ajo e Livornos për të prezantuar trajneri më të ri, Kristiano Lukareli. Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, klubi italian shkruan se në Itali ka vetëm një Kristian dhe ai u përket atyre.

“Kristiano Ronaldo? Këtu ka vetëm një kristian dhe ne e kemi atë”, ka thënë klubi i Livornos me ironi, duke parë bujën e madhe që ka shkaktuar në mediat italiane një lëvizje e mundshme e yllit portugez drejt Juventusit.



Livorno do të jetë pjesë e Serisë B në sezonin e ardhshëm, pasi në sezonin e shkuar morri vendin e parë në Serinë C. Trajneri i ri, Lukareli, ka qenë më parë pjesë e kësaj skuadre edhe si futbollist. Në 146 ndeshjet e luajtura, ai ka arritur të shënojë 92 gola me fanellën e Livornos.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas