ShowBiz

Egla Harxhi shpërthen ndaj prezantueses së njohur: Je inekzistente! Çfarë ke bërë me jetën tënde që gjykon të tjerët?

Kohë më parë në media bëri mjaft bujë lajmi për marrëdhënien treshe të ish-miss Shqipërisë Egla Harxhi. Por brenda pak kohësh në jetën e Eglës kanë ndodhur ndryshime të mëdha. 3 muaj më parë ajo është bërë nënë e vogëlushit Luxifer dhe marrëdhënia e saj dhe Ale-s me Alesian, partneren tjetër ka përfunduar. Në një intervistë të dhënë për “Thumb”, ish miss Shqipëria ka treguar se çdo gjë ka marrë fund.

Lidhja e tyre treshe u shoqërua me shumë komente jo vetëm nga publiku por edhe nga personazhe të njohur.



Moderatorja e emisionit të mëngjesit në “OraNews”, Dajana Shabani u shpreh kundër marrëdhënies të tyre aq më tepër të sjelljes në jetë të një fëmije.

“Rrini të tre, por mos bëni fëmijë të paktën. Ky më duket një budallallëk i madh. Po pse kanë zgjedhur Libofshën xhanëm? Apo është ajo nga Libofsha?”, ka thënë Dajana për to.

Në një intervistë për “Panorama Plus” Egla është shprehur se për të Dajana është një gazetare inekzistente.

“Nuk ka asgjë të keqe të jesh kundra diçkaje, por kur ke arsye dhe ke argumente. Fjalori i limituar dhe injoranca e shoqërisë së sotme është e frikshme. Një moderatore që askush nuk e njeh, përpiqet të përbaltë me fjalorin e saj të limituar diçka të cilën nuk e kupton dhe nuk e njeh. Është e njohur që nga fillimet e civilizimit njerëzor që raca njerëzore atë që nuk e njeh dhe nuk e kupton, e përbalt. Do e pyesja këtë vajzë të shkretë se çfarë ka bërë në jetën e saj, çfarë ka bërë ajo përpara se të gjykojë të tjerët? Shqipëria ka nevojë për vizion dhe njerëz të cilët mund të investojnë, jo për njerëz të paditur. Nuk habitem që ky vend është në këtë gjendje, sepse njerëz të shkretë si puna e saj që nuk kuptojnë asgjë, nuk kanë pikën e kulturës dhe kanë dy gram tru në kokë, kanë të drejtën e votës. Përsa i përket, bëjmë apo jo ne fëmijë, nuk është për atë të vendosë, ndaj mos të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë. I them të shohë punën e saj dhe i them se je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente. Kur të arrish 1 të 1000000-ën e asaj që Ale ka arritur të bëjë në jetë, mund të flasësh e t’i përmendësh emrin!”,- ka thënë Egla.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas