Sport

Egjipt-Uruguaj/ Ja formacionet e mundshme… Kuper konfirmon Salah-në, Tabarez s’jep detaje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:33 - 15/06/18 |
mapo.al

Lajme të shkëlqyera vijnë për Egjiptin, i cili sot në Ekaterinburg, në orën 14:00 do të debutojë në Botëror kundër Uruguait. Mohamed Salah do të jetë. Ai që jep lajmin e madh është vetë trajneri i kombëtares afrikane, Hektor Kuper.


“Mund të them se Salah do të jetë në fushë nesër (sot) kundër Uruguait. Është stërvitur mirë me shokët. Do ta bëjë edhe sot (dje) dhe nëse nuk do të ketë të papritura, mund t’iu siguroj se do të jetë me 100% në fushë.


Po afrohet në formën atletike më të mirë. Shumë shpejt do të jetë në një hap me shokët. Kemi entuziazmin e duhur, por edhe seriozitetin për të bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër Uruguait. Do të përballemi kundër tyre me vetëm një objektiv: të fitojmë”, tha trajneri argjen- tinas.


Sulmuesi i Liverpulit ishte në dyshim për këtë sfidë, pas dëmtimit në shpatull që pësoi në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Realit të Madridit më 26 maj.


Autori i 44 golave sezonin e shkuar, Salah, pritet të jetë ylli i kombëtares së vendit të tij që rikthehet në Kupën e Botës pas 28 vitesh. Dhe Kuper beson se ai do të luftojë edhe në këtë turne për “Këpucën e Artë”: “Asgjë nuk do ta pengojë për të luftuar për këtë trofe”.

salah egjypt

form

SHQETËSON RAMAZANI

Por nëse Kuper nuk e fsheh optimizmin, mjeku i kombëtares egjiptiane, Mohamed Abuelela, është i shqetësuar: “Të premten Momo do të luajë, por sfida jonë e madhe është Ramazani, kryesisht sepse ka zgjatur gjatë gjithë periudhës së përgatitjeve të këtij Botërori. E vërteta është se pas perëndimit të diellit, kemi agjëruar për shumë ditë dhe tani do të luajmë tri ndeshje shumë të afërta në harkun e pak ditëve pas fundit të Ramazanit. Ndaj Uruguait do të luajmë me futbollistë që do kenë nevojë për kohë për t’u përshtatur me ciklin normal. Ky diskutim vlen edhe për gjumin, duke qenë se kemi kaluar në breza të ndryshëm oraresh. Për ne do të jetë shumë e vështirë, por do të përpiqemi të japim më të mirën”.

Uruguai 

Trajneri i Uruguait, Oskar Tabarez, nuk i zë shumë besë Egjiptit. Trajneri më jetëgjatë i Botërorit thotë se gjithçka mund të ndodhë në ndeshjen e sotme kundër “Faraonëve”. Debutimi i të kaltërve në këtë Kupë Bote nuk duket një ndeshje e tmerrshme në letër, por Tabarez tregohet i kujdesshëm, sepse përballë do të ketë Salahun me shokë: “Skuadra është mirë, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në këtë ndeshje. Mund të ndodhin gjithnjë surpriza”.

maxresdefault

Paralajmërimi –

“Nuk do të jap asnjë informacion për formacionin tonë në këtë ndeshje, ashtu siç edhe unë nuk do të di shumë për skuadrën që do të kem përballë. Salah? Jam i kënaqur që ai do të luajë”. Në konferencë bashkë me të është edhe sulmuesi Edinson Kavani. “Futbolli është futboll. Në fushë mund të ndodhë gjithçka. Të kesh shumë besim mund të jetë diçka negative. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”,- tha sulmuesi i PSG-së, në sintoni me trajnerin e tij./Panorama.com.al/


Etiketa: , , , ,

Pas